19-vjeçarit i shkatërrohen mushkëritë nga vape, dukeshin sikur kishte pirë duhan për 30 vjet

19-vjeçarit i shkatërrohen mushkëritë nga vape, dukeshin…

Një adoleshent thotë se përdorimi i avullit bëri që mushkëritë e tij të shkatërrohen. Draven Hatfield, nga Virxhinia Perëndimore, filloi të përdorte vape kur ishte 13 vjeç, duke besuar se ishte thjesht një trend i momentit.

Por gjërat morën një kthesë të tmerrahme kur përfundoi në spital, pasi përjetoi dhimbje gjoksi dhe ngërçe në tetor 2021. Pas kontrollit nga mjekët, u pa se mushkëritë e tij ishin shkatërruar dhe qëndroi në spital për një javë.

Disa muaj më vonë, në shkurt 2022, ai iu desh t’i nënshtrohej një operacioni Bullektomie për të hequr xhepat e ajrit nga mushkëria e djathtë. Draven thotë se ishte përvoja më e dhimbshme e jetës së tij dhe se sprova la gjurmë.

Më bëri të kuptoj se sa i rrezikshëm mund të jetë thithja e vape. Doktori tha se mushkëritë e mia dukeshin sikur kisha pirë tre paketa cigare në ditë për të paktën 30 vjet. Isha shumë i mërzitur. Mendova se vape ishte më i mirë se pirja e duhanit dhe isha i shqetësuar për të ardhmen time. Isha shumë i frikësuar”, tha 19-vjeçari. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit