
Një 19-vjeçare nga Forli denoncoi një sulm seksual nga një shqiptar që e njihte prej disa ditësh dhe që kishte paguar për dhomën e saj të hotelin ku ajo po qëndronte.
Sipas mediave italiane, kjo është një histori me rrethana që janë ende të paqarta, por që ka të paktën disa pika fikse.
E para është një vajzë 19-vjeçare e përlotur u dërgua në urgjencë pasi raportoi sulm seksual nga një shtetas shqiptar, i njohur prej disa ditësh, në dhomën e hotelit që kishte paguar për të.
E dyta është se pasditen e djeshme, përballë Hotel Mattei, në ish-lagjen Aniç, përveç ambulancës, kanë ndërhyrë edhe tre makina policie dhe se tani, përveç vlerësimit të besueshmërisë së ngjarjes, po tentojnë për të gjetur përdhunuesin e dyshuar.
19-vjeçarja fillimisht ka telefonuar dhe i ka dërguar mesazh kunatit, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ka telefonuar pritjen.
Stafi i hotelit thirri menjëherë numrin e dhomës dhe në atë moment, sulmuesi i saj ishte ende brenda hotelit, por ai ishte larguar tashmë kur mbërriti policia.