19 vjeçarja nga Kosova arrestohet për terrorizëm, në celular kishte skena me prerje koke e mesazhe të ISIS

19 vjeçarja nga Kosova arrestohet për terrorizëm,…

Një 19-vjeçare italiane me origjinë kosovare është arrestuar nga policia gjatë një bastisjeje në Milano. Vajza, e cila tashmë është transferuar në burg, akuzohet për terrorizëm.

Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, shkruan TgCom24.

Hetimi filloi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një kosovar 21-vjeçar në janar, i cili kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzullai.

Sulmi në kryeqytetin austriak ndodhi më 4 nëntor 2020, pak para bllokimit: Fejzullai qëlloi në disa pjesë të qytetit dhe vrau katër persona përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë.

Mediat e identifikuan të arrestuarën si Bleona Tafallari, e lindur në Kosovë, por me vendbanim në Milano. Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në vitin 2011, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit