2.8 MLN € për Klodian Allajbeun, 32 MIJË € Vilma Nushit/ Si shteti favorizoi qyl oligarkët e preferuar?!

2.8 MLN € për Klodian Allajbeun, 32…

Në raportin e KLSH për zbatimin e Buxhetit të vitit 2020, rezultojnë disa pika problematike përsa i përket Partneritetet Publike Private (PPP) apo koncesioneve të dhëna nga qeveria, rezultate të dala nga auditimet që janë kryer nga ky institucion. Problemet konsistojnë në marrëdhënien e pagave për koncesionarët, që kanë çuar në shpërdorim të Buxxhetit të Shtetit apo dhe monitorimit të kushteve të kontratave nga ana e institucioneve shtetërore që është neglzizhuar totalisht dhe përsëri oligarkët janë paguar.

PROBLEMET ME OLIGARKËT E KONCESIONEVE

NUK DEKLAROHET

Një prej kontratave të koncesioneve nuk është regjistruar në SISTEMIN PËR INFORMACIONIN FINANCIAR TË QEVERISË dhe nuk është buxhetuar, kjo është një procedurë e detyrueshme.

JANIS KARATHANOS

Përsa i përket koncesionit të Laboratorëve, të dhënë konsorciumit të tre kompanive, dy prej tyre PEGASUS dhe LABOPHARMA të Janis Karathanos konsiderohet kualifikim i gabuar i OPERATORIT EKONOMIK në marrëveshjen koncesionare pasi nuk janë marrë në konsideratë dhe vlerësuar kundërshtitë për këtë OE nga këshilltarit i transaksionit, IFC (KORPORATA NDËRKOMBËTARE E FINANCAVE).

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka monitoruar ecurinë periodike të kësaj kontrate në qendrat spitalore universitare, spitalet referuese dhe ato bashkiake dhe në rastet kur janë raportuar devijime/parregullsi nga spitalet (rasti i QSUNT), nuk ka marrë asnjë masë për verifikimin e mëtejshëm të parregullsive të konstatuara.”-përsa i përket këtij koncesioni.

KLODIAN ALLAJBEU

Përsa i përket shërbimit të Hemodializës, koncesioni i fituar nga Spitali Amerikan dhe EVITA e Klodian Allajbeut me vlerë 8.6 MLD Lekë pa TVSH, në raportin e KLSH thuhet se është vijuar me pagesat për shërbime, pa kryer për kontrollin bazë të popullsisë, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit! “Efekti i financimit të shërbimit të pakryer që në implementimin e kësaj kontratë koncesionare në vitin 2016 e deri në fund të vitit 2020 vlerësohet në shumën 352 milion lekë!”

VILMA NUSHI

Përsa i përket koncesionit të CHECK UP të Vilma Nushit, pagesa ndaj saj nga shteti shqiptar është bërë edhe gjatë kohës së pandemisë, kur qeveria njoftoi pezullimin e kësaj kontratë disa miliardëshe lekë. Pra miq, gjithçka ka qenë një fasadë dhe pagesa e shërbimit është kryer edhe gjatë të periudhës nëntor 2019 deri në mars 2020 me një dëm prej 3.9 MLN LEKËSH NË BUXHETIN E SHTETIT DHURATË PËR OLIGARKËT.

“Nga auditimi konstatohet se shërbimi është hapur për pak ditë në muajin Shtator dhe për të cilin është kryer një pagesë në shumën 2.1 milion lekë për rastet e kryera. Në total nga këto pagesa evidentohen 2127 raste në shumën 3.9 milion lekë të cilat janë paguar për shërbim të pakryer. Për rastet që janë faturuar nga koncesionari përgjatë muajve kur ka ndodhur pezullimi i kontratës si pasojë e pandemisë, nuk janë pranuar nga FSDKSH”-shkruhet në raport./JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit