
Në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, kryeministri kosovar Albin Kurti komentoi edhe ndihmën e dhënë nga Shqipëria për furnizimin me energji elektrike për festat e fundvitit. Në fjalën e tij Kurti “i qau” hallet edhe Shqipërisë për të cilën tha se nuk i ka aspak punët mirë.
“Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevojë verën e vitit të ardhshëm. Kjo ndihmë është e veçantë sepse edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë”, u shpreh Kurti.