2 lojtarë me koronavirus, ekipi i Partizanit i nënshtrohet testit

2 lojtarë me koronavirus, ekipi i Partizanit…

Dy prej lojëtarve të skuadrës së Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, ndërkohë që në një njoftim të dytë thotë se në mbrëmje i gjithë ekipi i është nënshtruar testit.

Rikujtojmë që të premten Partizani ka planifikuar një takim me Tiranën, por duhet të presim përgjigjet e testit për të parë si do veprohet.

Ndërsa dy futbollistët  e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar.

NJOFTIMI

FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi u nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19.

Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte./GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Dy futbollistë të Partizanit pozitiv me COVID

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit