2 lojtarë pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi gjerman në karantinë për 14 ditë

2 lojtarë pozitiv me Covid-19, i gjithë…

Gjermania u shndërrua në lokomotivën e europës teksa është shteti i parë në kontinentin e vjetër që lejoj rifillimin e aktiviteteve sportive. Sipas datës së miratuar, futbolli gjerman zbret në fushë më 16 maj por sërish ka disa klube që më sa duket nuk janë ende gati. Covid-19 ka prekur klubin e Dynamo Drezden teksa kanë rezultuar pozitiv 2 lojtarë, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi gjerman që militon në Bundesliga2:

“Pas testeve të treta që iu nënshtruan lojtarët dhe stafi, 2 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma. E gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë”, lexohen në postimin e klubit gjerman. /BalkanWeb
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit