2 makina dalin nga rruga, 4 persona nisen me urgjencë në spital

2 makina dalin nga rruga, 4 persona…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh fshatin Tren, Devoll, me aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Mësohet se dy makina kanë dalë nga rruga, teksa për pasojë janë plagosur 4 persona.  Bëhet e ditur se mjetet kanë dalë nga rruga dhe janë rrëzuar në kanal, mjeti furgon tip “Benz” dhe mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Ç. Ç., banues në fshatin Barç, Korçë. Të plagosurit janë 4 pasagjerë të mjetit tip “Audi”, konkretisht shtetasit M. H; Sh. M; K. H. dhe Xh. Sh., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Bilishtit. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit