2 prilli, Dita Botërore e Autizmit

2 prilli, Dita Botërore e Autizmit

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ne vitin 2007. Kjo mund të quhet si  një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç.

Në vendin tone po shtohet numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit. Sipas të dhënave zyrtare, ata përbëjnë rreth 26% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve.

Psikologët pohojne se një pjesë e tyre nuk arrijnë të diagnostikohen dhe trajtohen për shkak të mentalitetit të prindërve.

Rritja, nga viti në vit, i numrit të personave me autizëm, veçanërisht fëmijëve, ka shqetësuar psikologët, të cilët shprehen për nevojën e një diagnostikimi dhe trajtimi të hershëm të tyre.

Problematike mbetet situata në arsim, ku fëmijët me autizëm e kanë të vështirë të integrohen, pasi kërkohen mësues të kualifikuar dhe programe individuale, në përputhje me nevojat që ata kanë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit