2 Prilli/ Nuk mori ftesë për ceremoninë, Topalli: Ndryshimin nuk e bën dot as Basha, as Rama, as Meta e as Kryemadhi

2 Prilli/ Nuk mori ftesë për ceremoninë,…

Jozefina Topalli, kryetarja e Lëvizjes për ndryshim së bashku me kandidatët e saj vendosën kurora me lule tek lapidari i Martirëve.

Në një prononcim për mediat, Topalli u shpreh se akoma sot pas 3 dekadash po jetohet një moment ku shpresa është larguar dhe e vërteta është larg, ku nuk ka një qeveri dhe opozitë. Pas 3 dekadash jemi larg ëndrrave të tyre.

Jozefina Topalli tha se vendi sot ka nevojë më shume se kurrë për ndryshim dhe këtë nuk e bën as Lulzim Basha, as Rama, as Meta , as Monika Kryemadhi.

“Ishte një kohë kur njerëzit besonin në idealizma, ishte një kohë kur kishte besim dhe kishte shpresë. E kujtoj si sot 3 dekada më para kur njerëzit ishin gati të hidheshin në zjarrë për të pasur më shumë liri, mirëqënie e demokraci dhe kishte prej atyre që sakrifikuan duke u bërë martirë të kombit. Martirët 2 Prillit janë rasti më emblematik të një sakrifice dhe qëndrese të një qyteti kundra një diktature të egër.

Sot pas 3 dekadash jetojmë një moment kur shpresa është larguar nga ne dhe e vërteta është shumë larg nga ne, ku nuk ka një pluralizëm, nuk ka një të majtë dhe një të djathtë, ku nuk ka një qeveri dhe një opozitë, ku nuk ka drejtësi dhe ekonomi. Unë sot jam këtu e rrethuar me familjarë, me njërën prej familjeve që 2 Prilli duke i kërkuar ndjesë në emër të të gjithëve që pas 3 dekadash jemi larg nga ëndrra e tyre dhe nuk kemi një ekonomi dhe nuk kemi shpresë për vendin tonë. Demokracia është zëvendësuar me hipokrizi dhe e vërteta e drejta është zëvendësuar me korrupsion.”, u shpreh Topalli.

E pyetur nga gazetarët pse nuk iu bashkua ceremonisë solemne , u përgjigj se nuk kishte asnjë ftese të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit