2-vjeçari vdes nga uria dhe etja, pranë kufomës së të atit që kishte pësuar atak në zemër

2-vjeçari vdes nga uria dhe etja, pranë…

Bronson Battersby nga Anglia u gjet i veshur me pizhamet e tij pranë babait Kenneth, 60 vjeç, i cili kishte pësuar atak në zemër. 2-vjeçari vdiq nga uria pranë babait të tij të vdekur. Nëna e tij Sarah Piesse, 43 vjeç pretendon se ishte neglizhenca e shërbimeve sociale për vdekjen e 2-vjeçarit. 

Sipas mediave të huaja, Bronson vdiq nga dehidratimi dhe uria, ndërsa Kenneth vdiq nga një atak në zemër.“Nëse shërbimet sociale do të kishin bërë punën e tyre, Bronson do të ishte ende gjallë”, tha Sarah, e cila e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pasi pati një grindje me ish-in e saj. Kenneth ishte i papunë dhe kishte një sëmundje para-ekzistuese të zemrës, e cila bëri që ai të vuante nga një verdhëz e rëndë në muajt para se të vdiste.

Nëna kur hyri brenda pronës në Skegness, Lincolnshire, më 9 janar, si Kenneth ashtu edhe Bronson ishin të vdekur. “Kjo do të thotë nëse punonjësja sociale do të kishte gjente mundësinë për të hyrë në shtëpi, kur shkoi për kontroll në 2 janar, atëherë Bronson do të ishte ende gjallë”, u shpreh nëna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit