2-vjeçarja me diegie cigareje/ TVA kontakton me drejtoreshën e QSUT dhe nuk merr përgjigje, pediatria Kuli: Është në reanimacion

2-vjeçarja me diegie cigareje/ TVA kontakton me…
Mbrëmjen e djeshme u raportua se një vajzë e mitur vetëm 2 vjeç është paraqitur pranë Urgjencës së Pediatrisë në QSUT, me shenja diegieje cigaresh në trup. Pas ngjarjes, burime për JOQ Albania, bën me dije se vogëlushja ishte paraqitur në datë 15 nëntor në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT, teksa në datë 16 nëntor është transferuar në reaminacion. Në fotot e siguruara nga JOQ shihet se e vogla ka djegie me cigare kudo nëpër trup, madje edhe pranë organeve gjenitale, ndërsa është abuzuar edhe seksualisht.
 
Pas ngjarjes, mëngjesin e sotëm redaksia e TVA News, u mundua të kontaktojë me Albana Ficon, drejtoresha e QSUT-së, por ajo mbylli telefonatën dhe dërgoi një mesazh “Please text me”, “Të lutem më shkruaj”.

 

Më pas, TVA i dërgoi një mesazh në Whatsapp ku i kërkoi një informacion lidhur me ngjarjen, por nuk ka pasur asnjë përgjigje.
Gjithashtu TVA u mundua të kontaktojë edhe me Xhorxhina Kulin, mjeke pediatre te QSUT por gjatë telefonatës nuk morëm përgjigje, teksa në Whatsapp thjesht na u komunikua që 2-vjeçarja ndodhet në reanimacion.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit