20 deputetë kontrata fiktive sikur rrinë me qera, ja skema e vjedhjes. A do t’i arrestojë Arben Kraja?

20 deputetë kontrata fiktive sikur rrinë me…

Prokuroria e Posaçme është para një tjetër prove korrupsioni flagrant nga 20 deputetë, të cilët vjedhin çdo muaj shqiptarët duke falsifikuar dokumente sikur janë të pastrehë, për të marrë bonus qiraje. 20 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë paraqitur nga një kontratë të rreme pranë administratës me në krye Gramoz Ruçin, sikur jetojnë me qera. Kontratat i kanë paraqitur për të përfituar nga 350 mijë lekë secili çdo muaj bonus qiraje nga paratë e shqiptarëve. Deputetët kanë shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit, rregulloren e kuvendit dhe aktet e tjera, të cilat parashikojnë që deputetët e ardhur nga bashki me largësi nga Tirana dhe që nuk kanë banesë në Tiranë, bëhen përfitues të bonusit financiar për strehimin.

Disa nga deputetët që marrin bonusin mujor të strehimit, përpos rrogës 1.5 milionë lekë, dietave, honorareve, shpenzimeve për telefon dhe karburant me vlerë deri në 1.5 milionë lekë të tjera, kanë deklaruar banesa në Tiranë. Ata kanë deklaruar se banojnë në Tiranë në formularët që kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kur kanë kandiduar për deputet, por edhe kur kanë deklaruar pasurinë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Megjithatë, ata kanë dorëzuar letrat tek Ruçi sikur janë të pastrehë. Megjithatë, edhe ata deputetë që nuk kanë shtëpi në Tiranë dhe marrin bonus strehimi, nuk qëndrojnë në banesat që kanë deklaruar.

Të gjithë deputetët kanë dorëzuar kontrata fiktive për të marrë paratë. Ata kanë lidhur kontrata fiktive me njerëzit e tyre. Deputetët janë subjektë të Prokurorisë së Posaçme, e cila me shumë lehtësi mund të verifikojë se kush banon në banesat që kanë deklaruar 20 deputetët sikur jetojnë me qera. I implikuar është edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili nuk ka bërë verifikimet nëse deputetët jetojnë realisht me qera në Tiranë apo kanë mashtruar për të marrë para padrejtësisht.

Të dhënat tregojnë se një njeri është 9.5 herë më i rrezikshëm se një gjarpër për jetën e një njeriu tjetër. 475 mijë njerëz mbi tokë vdesin në vit nga dora e të ngjashmëve të tyre. 50 mijë vdesin nga gjarpërinjtë. Qentë janë pothuajse engjëllorë, pasi rezultojnë 18 herë më pak të rrezikshëm se njerëzit. /Pamfleti

20 deputetët që marrin 350 mijë lekë në muaj si të pastrehë

Kostaq Papa

Luan Harusha

Senida Mesi

Ediola Braha

Nimet Musaj

Enada Kapllani

Arlind Çacani

Edmond Leka

Xhevi Bushaj

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Vasil Sterjovski

Ervis Meço

Artemis Dralo

Edlira Bode

Fadil Nasufi

Fatmir Velaj

Fatjona Dhimitri

Eugen Bojaxhiu

Selami Jenishehri

/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit