Qytetarët kanë denoncuar publikisht një rast të abuzimit me tarifat e shërbimeve në vijën bregdetare të Vlorës, duke vënë në pikëpyetje transparencën e administrimit të hapësirave publike.
Një qytetar ka raportuar një rast flagrant, ku i është kërkuar pagesa prej 2,000 lekësh për përdorimin e një çadre në një plazh në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Sipas denoncimit, qytetari është përpjekur të adresojë këtë shqetësim drejt kryebashkiakes Bruna Mersini, duke i dërguar edhe faturën përkatëse si dëshmi, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo përgjigje.
Kjo heshtje institucionale ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si po menaxhohen plazhet në qytetin bregdetar dhe nëse po ushtrohet kontrolli i duhur ndaj operatorëve që ushtrojnë aktivitetin në vijën bregdetare.