20 pasanikë me COVID me charter drejt Turqisë e Italisë për t’u kuruar, mes tyre edhe Vilma Nushi

20 pasanikë me COVID me charter drejt…

Situata në spitalet e Shqipërisë është e vështirë prej situatës së koronavirusit.

Numri i atyre që janë shtruar është rritur ndjeshëm, duke arritur nivele kritike.

Mes shumë të infektuarve, ka edhe nga ata që po kurohen nga COVID jashtë Shqipërisë.

Report TV tregon se 20 pacientë janë nisur me charter për t’u kuruar në Itali e Turqi.

Nuk dihet se sa mijëra euro kushton diçka e tillë.

Mes tyre janë bërë publik emrat e Vilma Nushit dhe deputetit Enver Roshi.

Qytetarët që nuk kanë mundësi kurohen në Shqipëri, në sistemin shëndetësor që të pasurit e braktisën, për t’u kuruar jashtë vendit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit