20 të vdekur dhe 150 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Pakistan

20 të vdekur dhe 150 të plagosur…

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Pakistanin, ku 20 persona deri më tani kanë humbur jetën. Rreth 15 persona janë plagosur. Tërmeti goditi provincën Balochistan në Pakistan të enjten herët në mëngjes.

Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet dhe se shumë persona janë dëmtuar gjatë shembjes së banesave. Sipas Reuters shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 dhe thellësi prej 9 km. Sipas BBC deri tani raportohet për më shumë se 150 persona të plagosur.

Më shumë se 100 shtëpi balte janë shembur dhe një numër i madh banesash janë dëmtuar duke lënë me qindra persona pa shtëpi, thanë autoritetet për mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit