20 vite pa paguar dritat, për serbët nis regjistrimi i energjisë

20 vite pa paguar dritat, për serbët…

Serbët e komunave në veri të Kosovës kanë që prej vitit 1999 pa paguar borxhet për energjinë e shpenzuar, përgjatë këtyre viteve borxhi është paguar nga qytetarët e tjerë në komunave dhe që prej vitit 2017 nga qeveria e kosovës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar. Sipas drejtorit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri energjia e konsumuar në pjesën e komunave veriore të Kosovës do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të shtetit.

Më 1 janar 2024, duke filluar nga 00:01, furnizuesi Elektrosever Sh.p.k, kompani e licencuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, ka filluar të nominojë energjinë për katër komunat e veriut. Pra ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri. Pas më shumë se 20 vjetësh, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të territorit të vendit.” – ka deklaruar Evetar Zeqiri në rrjetin social facebook.

Në fillim të dhjetorit të vitit 2023 Bashkimi Europian ka njoftuar se kompania serbe Elektrosever ka nënshkruar kontratë komerciale për energji me Kompaninë kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike. Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë EPS (Elektroprivreda Srbije). Kjo kompani ka marrë licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor të vitit 2023.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit