20-vjeçari përplas për vdekje drejtuesin e triçiklit në Kukës

20-vjeçari përplas për vdekje drejtuesin e triçiklit…

Mëngjesi i të premtes është përgjakur në Kokës ku një automjet ka përplasur për vdekje një 51-vjeçar që drejtonte një mjet triçikël.

Viktima i identifikuar si Sadik Murtafi u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Aksidenti i rëndë dyshohet se ka ardhur nga humbja e kontrollit të drejtuesit 20-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Zyrtarët thanë se grupi hetimor, po punon për dokumentimin e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit tragjik.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit