20-vjeçari shqiptar tenton të vrasë shokun që i kishte para borxh në Athinë

20-vjeçari shqiptar tenton të vrasë shokun që…

Është arrestuar në Greqi shqiptari i shpallur në kërkim. Marios Tralo, 20 -vjeç nga Durrësi u arrestua mbrëmjen e 4 marsit pasi akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Tralo dyshohet se fshihej në Angli pasi ishte vërtetuar largimi i tij në Shqipëri pas ngjarjes, por policia greke  ka arritur ta arrestojë në Athinë.

Shqiptari Marios tentoi të vrasë shokun që i kishte para borxh në Greqi. Ngjarja ndodhi më 2 shkurt të orës 03:30.

Nga një automjet ku ndodhej Marios është hapur zjarr ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë.

Pas të shtënave, 34-vjeçari Fejzolli u dërgua në spital. Policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro shokut të tij Tralos.

Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por përfundoi me përdorimin e armës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit