200 euro për një certifikatë vaksinimi, ish kreu i ISHP flet për vaksinimin e detyrueshëm

200 euro për një certifikatë vaksinimi, ish…

Ish-kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakaj deklaroi të dielën në studion e Fax Neës se qyetarët kanë paguar nga 200 euro për të marrë një certifikatë vaksinimi.

Ai reagoi edhe në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm që ka propozuar qeveria shqiptare për disa kategori të caktuara, si psh studentët.

Sipas tij, vaksinimi i detyrueshëm vjen si pasojë e dështimit të qeverisë për të bërë një menaxhim profesional të situatës. Ai u shpreh se qytetarët kanë humbur besimin në institucione dhe si pasojë po nxitet korrupsioni masiv. Ai tha se qyetarët paguajnë për certifikatën por ajo nuk ka asnjë vlerë pasi nuk e bëjnë vaksinën. Kjo tregon dhe skepticizmin e mlartë që kanë qyetartë ndaj procesit të vaksinimit në Shqipëri.

“Dy janë institucionet që janë potencialisht me autorizim shkencor për certifikimin e barnave dhe vaksinave. FDA dhe EMA. Ne kemi së fundmi një sasi dozash të ardhur në vendin toën të pacertifikuar nga këto institucione. Ne nuk kemi një kontroll për kushtet e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës. Këto janë fakte dhe kjo na con në rezultatin që asnjë vend i BE-së nuk na njeh certifikatën e vaksinimit. Unë jam mjek, në këto kushte do këshilloja qytetarët të vaksinoheshin, por me një vaksinë të siguritë dhe të certifikkuar.

Problemi është si transportohen, ku ruhen dhe si shpërndahen. Nëse kushtet nuk janë ideale, ashtu sic e parashikon protokolli i vaksinës ajo është armë bërthamore sepse shkakton dëm në momentin që nuk është ruajtur akskadon dhe jep efekt të kundërt. Në këto kushte i bën skeptikë qytetarët. Mungesa e besimit të qytetarëve tek institucionet ka çuar që qytetarët të paguajnë nga 200 euro për të marrë çertifikatë fallco sikur e kanë bërë vaksinën. Pra vaksinimi i detyrueshëm po nxit korrupsionin, kjo është fatale sepse do të kemi një imunizim fallco”, tha Jakaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit