200 familje në Vorë prej 10 ditësh pa ujë të pijshëm

200 familje në Vorë prej 10 ditësh…

Prej 10 ditësh banorët e fshatit Muçaj në Bashkinë e Vorës janë pa ujë të pijshëm.

Rreth 200 familje të këtij fshati janë detyruar këto ditë që ujin ta sigurojnë në mënyra të tjera, ndërsa probleme mbetet për nevojat higjenosanitare.

Në një denoncim, banorët thonë se kanë trokitur disa herë në dyert e ujësjellësit por ende nuk kanë marrë zgjidhje si dhe nuk e dinë pse nuk kanë ujë në banesat e tyre.

Banorët thonë se kjo situatë nuk është e jashtëzakonshme, pasi shumë shpesh mbeten për ditë apo javë të tëra pa ujë në çezmat e tyre.

Kjo situatë në vendin tonë është e rëndomtë dhe e përsëritshme. Edhe pse mbi 30 vite demokraci, ende në premtimet elektorale çdo dy vjet, kur ka zgjedhje për pushtetin vendor dhe atë qëndror, është uji në çezma 24 orë. Edhe pse kjo problematikë duhet të ishte zgjidhur shumë e shumë vite para, qytetarët në Tiranë, Vorë apo edhe qytete të tjera në fund të vitit 2023 vijon të shikojë si shpresë depozitat mbi çatitë e pallateve dhe kovave me ujë që mbajnë në ambientet e tualeteve, të cilat mbushen në atë një orë në ditë që vjen ujë.

Por ndonëse mungon uji në rubinetet e qytetarëve, kjo nuk ka bërë që ata të paguajnë më pak në faturat mujore. Përkundrazi, po paguajnë çdo vit e më shumë, pasi taksat vendore vetëm rriten dhe asnjëherë nuk ofrohet shërbimi për të cilin paguajnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit