2024 nisi me 10 aksidente në ditë

2024 nisi me 10 aksidente në ditë

Viti 2024 ka nisur me një bilanc të frikshëm të aksidenteve rrugore, ku çdo ditë janë regjistruar mesatarisht 10 të tilla.

Kur themi 10 aksidente, nënkuptohet se numri i automjeteve të përfshira në to është shumë më i madh! Jo radhë herë ndodh që këto ngjarje rrugore të kenë dhe pasoja me jetë njerëzish, të cilët nuk i mbijetojnë lëndimeve të marra.

Nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të automjeteve. Gjithashtu përdorimi i substancave narkotike nxit drejtuesit e automjeteve që të mos i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Stina e dimrit dhe ngricat në rrugë janë një nga shkaktarët e tjerë të numrit të lartë të aksidenteve, por pavarësisht kësaj autoritetet policore duhet të identifikojnë dhe të ndëshkojnë të gjithë shoferët që shkelin rregullat në mënyrë që siguria rrugore të jetë më e madhe!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit