2024 vit zgjedhjesh në botë, a do të ndryshojnë balancat?

2024 vit zgjedhjesh në botë, a do…

Bota në vitin 2024 pritet të përballet me vit elektoral në mes të dy luftërave dhe në mes të tensioneve të shumta që mund të përmirësojnë gjendjen globale apo të ketë një destablilizim të mëtejshëm të situatës globale. Përplasjet ideologjike midis forcave të majta librale dhe të djathta konservatore kanë shkaktuar përplasjet më të mëdha politike në dekada.

Dy vjeçari i pandemisë covid-19 masat e ndërmarra nga qeveritë në botë për të kufizuar liritë e qytetarëve shkaktuan një ndarje ekstreme dhe idelogjike midis rrymave ideologjike dhe politike në botë ku edhe brenda Bashkimit Europian ka përplasje politike. Kryeministri i Hungarisë Viktor Oban është përplasur kohët e fundit me liderat e shteteve të Bashkimit Europian për shkak të mbështetjes së dhënë nga Bashkimi Europian për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Bashkimi Europian pritet të ketë zgjedhjet Parlamentare midis 6 dhe 9 Qershorit ku mbi 400 milionë qytetarë të Bashkimit Europian do të thirren në kutitë e votimit me 27 shtete të BE që pritet të përfshihen në një nga proçeset zgjedhore ku pritet të ndryshohet struktura e Parlamentit Europian. Viktor Orban pritet të jetë i përfshirë në nxitjen e partive konservatore të djathta për të motivuar të djathtët për të dalë masivisht në zgjedhje për të ndyshuar balancat në parlamentin europian.

Nga ana tjetër Presidenti i 45 i Amerikës Donald Trump kërkon të rimarrë Shtëpinë e Bardhë përballë demokratëve në pushtet me Joe Biden. Sondazhet për primaret në Partinë Republikane nxjerrin Donald Trump fitues me dy-fishin e shifrave përballë kandidatëve si Ron Desantis, Nikki Haley dhe Vivek Ramaswamy. Zgjedhjet për të nxjerrë kandidatët përballë njëri-tjetrit pritet të kulmojnë në verën e 2024 dhe ato presidenciale pritet të mbahen në 5 Nëntor të 2024 ku më shumë se 160 milionë amerikanë me të drejtë vote do të thirren në kutitë e votimeve. Zgjedhjet Presidenciale të 2024 në Amerikë konsiderohen nga pjesa më e madhe e opinionistëve si zgjedhjet më të rëndësishme në botë për shkak të ndikimit të madh në botë që Amerika si një nga superfuqitë ka në politikbërjen globale.

Gjithashtu edhe Mbretëria e Bashkuar pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare brenda vitit 2024 ku data e zgjedhjeve pritet të zyrtarizohet në fillim të vitit. India me 900 milionë banorë me të drejtë vote po ashtu do të zhvillojnë zgjedhjet ndërmjet muajve Prill dhe Maj.

Pritet që viti 2024 të jetë një vit ndryshimi në rangun e gjeopolitikës dhe të ekonomisë ku do të mësohet edhe fati i luftërave në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës dhe nëse do të ketë fronte të tjera luftërash apo do të ketë një sheshim të luftërave dhe konflikteve në botë. / Editorial i TVANews.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit