21 të prekur në 24 orë në Greqi/ Humb jetën një tjetër i infektuar

21 të prekur në 24 orë në…

21 të konfirmuar me koronavirus u raportuan pasditen e sotme në Greqi nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Profesor Sotiris Tsiodras.

Media e shtetit fqinj “Kathimerini” raporton se 11 nga këto raste kanë të bëjnë me strukturën shëndetësore të Forcave të Armatosura. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë në Greqi deri tani ka arritur në 2.663.

Tsiodras njoftoi se gjithahstu ka humbur jetën një person në 24 orët e fundit, duke e dërguar numrin e vdekjeve në 147.

Ndërkohë, aktualisht 36 pacientë janë në trajtim intensiv dhe 82 janë shëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit