21 të vdekur nga zjarri në një spital në Kinë/ Pacientët u varën me çarçafë për të shpëtuar

21 të vdekur nga zjarri në një…

Njëzet e një persona kanë vdekur, pasi një zjarr shpërtheu në një spital të Pekinit. Zjarri shpërtheu në orën 12:57 me orën lokale (06:57 me orën shqiptare). 

Gjithsej 71 persona u larguan nga spitali dhe u transferuan në ambiente të tjera pas operacionit të shpëtimit. Deri në orën 18:00 (13:00 me orën shqiptare) 21 persona kishin vdekur pasi u dërguan në spital për trajtim. 

Zjarret në spitale janë të rralla në Kinë dhe shkaku i zjarrit në spital është nën hetim. Në rrjetet sociale janë postuar video të qytetarëve të cilët madje përdorin çarçafë për t’u varur nga dritaret dhe për të rënë në ndërtesat aty pranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit