21 vite pa praninë e prindërve/ Aldi Rama braktiset edhe në vdekje!

21 vite pa praninë e prindërve/ Aldi…

Aldi Rama, viktima që u vrau veten menjëherë pasi ekzekutoi pilicin Saimir Hoxha, është lënë i vetëm edhe në vdekje. Ndonëse u rrit pa praninë e prindërve të cilët pas divorcit, e dërguan Aldin tek gjyshërit, trupi i pajetë i Aldit nuk është marrë nga asnjë prej familjarëve. Burime bëjnë me dije se ai është dërguar pranë të ëmës në Durrës nga një agjensi funerale, e cila nuk ka marrë para për shërbimin.

Në shkelje me rregullat dhe procedurat që ndiqen në raste të tilla, arkivoli i të riut nuk është shoqëruar me skedën e vdekjes, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ekspertë të mjekësisë ligjore kryen dhe autopsinë e tij. Aldi Rama ishte rritur nga gjyshërit, pas divorcit të prindërve, ndërsa nëna e tij jetonte në Durrës, bashkë me vëllanë e tij të madh. Aldi fillimisht kishte gjetur përkrahje nga xhaxhai i tij, ndërkohë që i ati ka qëndruar për disa vite në burg në Greqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit