21-vjeçari shqiptar u vra në ‘lule’ të rinisë në Londër, flasin fqinjët

21-vjeçari shqiptar u vra në ‘lule’ të…

Pas ngjarjes së rëndë në Londër, ku mbeti i vrarë 21-vjeçar shqipar Renato Geci pas një sulmi me thikë, kanë folur fqinjët.

Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur”, tha njëri nga fqinjët për mediat britanike.

Renato Geci u la i vdekur pas një goditje të dyfishtë me thikë në perëndim të Londrës. Sipas mediave britanike, Geci u sulmua gjatë një përleshje në një zonë të Granville Avenue, Hounsloë rreth o rës 3.20 të mëngjesit të hënën. Policia u thirr dhe gjeti Gecin dhe një burrë tjetër shqiptar, gjithashtu në të njëzetat e tij, të plagosur me thikë.

Lidhur me këtë krim, policia ka arrestuar një 31-vjeçar i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27 -vjeçe e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit