21-vjeçari shqiptar vret me thikë bashkëkombasin në Britani

21-vjeçari shqiptar vret me thikë bashkëkombasin në…

Një i ri shqiptar është vrarë me thikë në Britani, konkretisht në veri të Londrës nga një tjetër bashkëkombas!

Sipas mediave britanike, bëhet e ditur se Bledi Patraj 37-vjeç u gjet i plagpsur me thikë në një zonë në Londër. Pas kësaj ai është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.

E gjithë ngjarja është regjistruar mesditën e të dielës së 4 shkurtit në Enfield, dhe autor i arrestuar për këtë krim është Kozma Papa 21-vjeç. Ky i fundit pritet të paraqitet në Gjykatën e Willesden për t’u njohur me masën e sigurisë.Për këtë ngjarje në bazë të hetimeve është arrestuar dhe një 30-vjeçar tjetër, i cili tashmë është lënë i lirë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit