22.6 milionë € dëm në buxhetin e shtetit nga institucionet në vitet 2019-2020

22.6 milionë € dëm në buxhetin e…

Institucionet në vitet 2019-2020 kanë shpenzuar 22.6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar së kjo shumë parash është një dëm ekonomik.

Sipas buletinit të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë gjetur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhura dhe shpenzime të kryera dhe qe përllogaritet në 1.3 milionë euro.

Ndërkohë një pjesë tjetër e dëmit i përket shkeljeve të disiplinës financiare të autoriteteve, nga të cilat 8.4 milionë euro është dëm në fushën e të ardhurave dhe pjesa më e madhe në atë të shpenzimeve në 12.8 milionë euro. Puna audituese është përqendruar kryesisht në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku.

Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me administrimin e të ardhurave, menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike, keq administrimin e pronës shtetërore ndjekur nga paligjshmëritë proceduriale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, si dhe shkeljet në zbatimin e legjislacionit fiskal. Për shkeljet e gjetura, KLSH në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka përcjellë në Prokurori 2 kallëzime penale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit