22 ditë pas aksidentit tragjik, rifillojnë punën trenat në Greqi

22 ditë pas aksidentit tragjik, rifillojnë punën…

Mëngjesi i 1 marsit në Greqi shënjoi një tragjedi në sistemin hekurudhor. Dy trena, një me pasagjer dhe një me mallra, u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar të paktën 57 viktima dhe dhjetra të plagosur. Në mesin e viktimave ishin edhe 6 shqiptarë, shumica e tyre studentë. Ngjarja u cilësua si aksidentale dhe se për këtë dha dorëheqjen ministri i transportit.

Pas një pezullimi prej 22 ditësh, trenat në kanë rinisur punë këtë të mërkurë. Greqia ka filluar përsëri pjesërisht shërbimin e hekurudhave dhe trenat grekë rifilluan gradualisht funksionimin në disa prej linjave me masa të përforcuara sigurie.

Mësohet se brenda 25 ditëve të ardhshme linjat do të shtohen çdo pesë ditë, në mënyrë që të ketë një zhvillim të plotë të itinerareve, para Pashkëve ortodokse në 16 prill. Në mesin e linjave që kanë filluar punë janë disa itenerare në Athinë deri në Patra dhe disa në Peloponez. Raportohet se 3 trena mallrash kanë lëvizur në aksin kryesor nga Selaniku në Idomeni,ndërsa janë anulluar për arsye sigurie disa linja të tjera.

Greqia duket se po mëson nga gabimet e mëparshme. Përveç turneve të përforcuara, trenat do të lëvizin tani e tutje me shpejtësi më të ulët. Është caktuar limiti 80 km/h për trenat periferikë dhe të mallrave dhe 100 km/h për trenat e pasagjerëve në seksionet hekurudhore që nuk mbulohen nga sinjalizimi.

Pasagjerët e parë që hipën në trena nuk e fshehën frikën, teksa shpresuan se pas ngjarjes tragjike do të merren masa më të forta për sigurinë e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit