22 kg drogë e fshehur në dollap, dënohet me tre vite burg shqiptari në Itali

22 kg drogë e fshehur në dollap,…

Tre vite burg është vendosur për një trafikant shqiptar droge të arrestuar prillin e kaluar në Perugia me mbi 22 kilogramë marihuanë dhe 35 gramë hashash. 

Droga, me vlerë 150 mijë euro, ishte fshehur në dy çanta të fshehura në dollapin e një apartamenti në Collestrada. 

Shqiptari duhet të paguajë edhe një gjobë prej 30 mijë eurosh.

Sasia e drogës që posedonte shqiptari është sekuestruar dhe po analizohet në laboratorët përkatës.

Nga kqyrja e telefonit nuk është gjetur asnjë e dhënë në cilësinë e provës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit