22 mijë lekë kg, adoleshentët 'finalizojnë' operacionin “Kumbulla” në oborrin e komshiut

22 mijë lekë kg, adoleshentët ‘finalizojnë’ operacionin…

Rritja e çmimeve në vend ka arritur në nivele absurde, dhe këtë herë “rekordin” e mbajnë kumbullat, të cilat po shiten deri në 22 mijë lekë për kilogram.

Kjo situatë duket se ka shtyrë një grup adoleshentësh të ndërmarrin një “zgjidhje alla-shqiptarçe”, që ata vetë e kanë quajtur me humor “Operacioni Kumbulla”.

Të maskuar me kapuçë dhe gjatë orëve të natës, ata kanë hyrë në oborrin e një komshiu për të mbledhur kumbulla. Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, shihet momenti pasi kanë mbushur një qese dhe largohen me vrap, për t’u mbledhur më pas në shtëpinë e njërit prej tyre ku i konsumojnë.

Mesazhi që ata kanë dërguar është po aq “kreativ” sa edhe veprimi:

“Përshëndetje JOQ. Meqë kg e kumbullave është 22 mijë lekë, u mblodhëm dhe kryem operacionin pa lekë. Respekt për komshiun.”

Megjithëse situata është trajtuar me humor nga vetë të rinjtë, një veprim i tillë mbetet i gabuar dhe i dënueshëm. Shpresojmë që ata të reflektojnë dhe të kërkojnë ndjesë ndaj komshiut për atë që kanë bërë.

Nga ana tjetër, rritja e çmimeve po vazhdon të shkaktojë reagime dhe pakënaqësi tek qytetarët, të cilët çdo ditë përballen me kosto gjithnjë e më të larta për produkte bazë.

<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/rIKJIaGP7G0″ title=”22 mijë lekë kg, adoleshentët 'finalizojnë' operacionin “Kumbulla” në oborrin e komshiut” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit