22 raste të reja në shtetin fqinj/ Humb jetën një tjetër i infektuar me Covid-19

22 raste të reja në shtetin fqinj/…

22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Media e shtetit fqinj “Iliria News Agency” raporton se nga 462 testet e kryera, 22 u konfirmuan pozitiv, konkretisht 9 në Shkup, një në Kumanovë, 4 në Prilep, 6 në Tetovë, një në Veles, dhe një në Ohër.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë bën me dije se një pacient nga Shkupi i moshës 79 vjeçare, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë dhe sot ka ndërruar jetë. Gjithashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë.

Që nga fillimi i epidemisë, në shtetin fqinj janë infektuar me Covid-19 1762 persona, nga të cilët janë shëruar 1267 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 98 të tjerë. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397./cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit