22-vjeçari në Vlorë ekzekutohet me snajper brenda në shtëpi

22-vjeçari në Vlorë ekzekutohet me snajper brenda…

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

Si pasojë Gëzim Sinomati 22-vjeç ka mbetur i vrarë, teksa nuk dihen ende rrethanat.

I riu, i cili mësohet se kishte ardhur nga Belgjika për Vitin e Ri, u vra me snajper në banesën e tij, në rrethana ende të paqarta. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit për kapjen e autorit të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit