22-vjeçari që u vra në Vlorë, djali i ish-anëtarit të bandës së ‘Gaxhait’

22-vjeçari që u vra në Vlorë, djali…

Mbrëmjen e 7 janarit në Vlorë u ekzekutua Gëzim Sinomati. Ky i fundit kishte ardhur nga Belgjika për pushime dhe u vra me snajper në banesën e tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë. Më 3 janar të vitit 2022, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në makinën që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i Gëzimit.

Ndërkohë Bernard Sinomatit në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021. Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht kalimtarin Luigj Xhafën.

Banda e Gaxhait ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë vitit 1997, kur në Vlorë sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit