22-vjeçarja keniane në gjendje të rëndë shëndetësore, bie nga kati i 2 në Tiranë

22-vjeçarja keniane në gjendje të rëndë shëndetësore,…

Një 22-vjeçare e ardhur nga Kenia në Tiranë po lufton me jetën e saj.

Në mënyrë akoma misterioze, Joy më 13 gusht është rrëzuar nga kati i dytë në apartamentin që jetonte në kryeqytet.

Ajo u gjet disa ditë më vonë me lëndime të shumta në trup, ku më pas u dërgua në spitalin e traumës.

22-vjeçarja mësohet se punonte në një kazino në Tiranë.

Nëna e 22-vjeçares ka ardhur nga Kenia dhe bën apel për ndihmë pasi vajza e saj është në gjendje të rëndë shënetësore dhe duhet të dërgohet menjëherë jashtë për trajtim më të specializuar. Gjithashtu ka hapur dhe një llogari në GoFundMe.

Mjekët thanë se ajo kishte tre brinjë të thyera, të dyja kockat e legenit të thyer.. lëndime në dorë, shpinë, stomak. Tani, Joy është në koma dhe ushqehet përmes një tubi. Megjithatë ajo ka nevojë për kujdes intensiv në një qendër rehabilitimi jashtë Shqipërisë. Ajo ka nevojë për Fizioterapi Private, të cilën ne po e paguajmë përmes mbledhjes së fondeve. Në të ardhmen, Joy ka nevojë fizioterapi. Kjo nuk është e disponueshme në Shqipëri, ndaj duhet të gjejmë një spital tjetër”, shprehet ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje policia shprehet se nuk ka asnjeë informacion dhe i ka kaluar Prokurorisë për ta zbardhur.

“Policia nuk më ndihmoi, nuk ishin të dobishëm.. kishin pak informacion. Ata thanë se çështja ishte në prokurori dhe më duhej një avokat. Kam gjetur një avokat të OJQ-së që po ndihmon”, shton nëna e Joy.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit