22-vjeçarja në Sarandë plagos bashkëshortin me thikë

22-vjeçarja në Sarandë plagos bashkëshortin me thikë

Një tjetër rast dhune ndaj burrave është regjistruar këtë të mërkurë. Një 22-vjeçare ka plagosur bashkëshortin e saj, në Sarandë. Policia njofton se e reja ka goditur me thikë bashkëshortin, 28 vjeç, për motive të dobëta.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit