22-vjeçarja shkon në ishull për të festuar diplomimin, sulmohet nga peshkaqeni dhe humbet këmbën

22-vjeçarja shkon në ishull për të festuar…

Festa e diplomimit është kthyer në tragjedi për një vajzë në Maimai. 22-vjeçarja nga Konektikati, ishte duke vizituar arkipelagun e Karaibeve me një mik kur u sulmua nga një peshkaqen.

Dyshja që kishte marrë një anije private, ishin duke notuar në plazhin Grace Bay, një zonë me rërë të bardhë të listuar shpesh si një nga plazhet më të mira në botë. Gjatë notit vajza ndjeu diçka në këmbën e saj, që ishte një peshkaqen i Karaibeve.

Kapiteni i anijes u zhyt në ujë për të shpëtuar të renë dhe i dha ndihmën e parë. Më pas ai e mori këmbën e saj nga uji, por mjekët thuhet se nuk ishin në gjendje të ribashkonin me trupin për shkak të një pritjeje prej gjashtë orësh për ta transportuar gruan me avion në një spital të Majamit.

Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla. Dosja Ndërkombëtare e Sulmit të Peshkaqenëve të Muzeut të Historisë Natyrore të Floridës vitin e kaluar konfirmoi 89 kafshime te njerëzit, 57 prej të cilave ishin të paprovokuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit