23-vjeçari i virgjër, kërkon të dashur publikisht: Kush do dalë me mua?

23-vjeçari i virgjër, kërkon të dashur publikisht:…

Një i ri ka publikuar foton e tij në Billboard duke kërkuar një vajzë që ta nxjerrë në takim. Rruga e dashurisë së vërtetë nuk ka qenë kurrë e thjeshtë, por një 23-vjeçar beqar nuk ka përdorur as as Hinge, Tinder apo ndonjë aplikacion tjetër takimesh në internet për të gjetur të dashurën e përshtatshme.

Ed Chapman nga Leeds shpjegoi se si kur mbushi 23 vjeç, ndjehet sikur “ka arritur një moshë ku duhet të kishte qenë në një takim më parë”. Megjithatë, në vend që të hiqte dorë nga gjetja e dashurisë, Ed vendosi të bëhej kreativ.

Ai zbuloi se ka qenë ‘single’ për 23 vite, por tani është ‘gati të gjejë dikë me të cilën të jetë në një lidhje’. “Kam provuar disa aplikacione takimesh, por nuk më ka shkuar aspak mirë”, ka reflektuar ai. Ed vendosi të mendojë jashtë kornizave dhe të kontaktojë me të dashurat e mundshme përmes diçkaje që ato definitivisht nuk mund ta injorojnë: një billboard gjigant me fytyrën dhe emailin e tij mbi të. “Vendosa se duhej të provoja diçka ndryshe dhe mendova se të kem billboardin tim do të ishte një mënyrë e mirë për të takuar njerëz,” shpjegoi i riu.

Megjithatë, 23-vjeçari fillimisht ‘nuk e kishte menduar se do të ishte e mundur’ për shkak të vështirësive për të gjetur një kompani që do të merrte përsipër kërkesën e tij. Për fat të mirë, një operator reklamash, i quajtur 75media, ra dakord që ta lejonte Edin të përdorte billboardin për një javë. Dhe a ka vend më të mirë se autostrada M621 që shkon drejt e në Leeds, e cila jo vetëm që do të shihet nga mijëra persona çdo ditë, por do të thotë se kandidatja e mundshme do të jetë në vendndodhjen e duhur dhe Ed nuk do t’i duhet të ecë me kilometra larg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit