23-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën në derë të shtëpisë

23-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën në…

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ku një e moshuar fatkeqësisht ka humbur jetën.

Ishte 23-vjeçari me inicialet K. K., i cili duke dalë me automjetin e tij nga oborri i shtëpisë ka përplasur 76-vjeçaren me inicialet M. K. Mësohet se e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje. E ndjera dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Policia ka shoqëruar në komisariat të riun, teksa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Shijak/Informacion paraprak. Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit