24 dalje në 5 km rrugë! Berdica, segment rrugor me rrezikshmëri të lartë, asnjë tabelë që të paralajmerojë drejtuesit e mjeteve

24 dalje në 5 km rrugë! Berdica,…

Në segmentin e parë prej 5 kilometer  Shkodër –Velipojë, nga Harku i Berdicës dhe deri tek kthesa e Darragjatit, janë 24 dalje në dy anët e saj. Megjithëse në hyrje akoma nuk jane vënë barrierat metalike, në gjithë pjesën tjetër ku ekzistojnë barrierat daljet nga arat në rrugë janë totalisht të hapura, dhe pa asnjë shenjë paralajmërues për rrezikshmëri!

E jo vetëm kaq, po ka edhe tabela që lejojnë qarkullimin e autoveturave deri në 80 kilometer në orë.  Një vit më parë kur po përfundonte ndërtimi i këtij segmenti, ka pasur protesta nga banorë të zonës të cilet kundërshtonin bllokimin e këtyre daljeve me barriera metalike, duke theksuar se nuk kanë mundësi tjetër që të shkojnë për të punuar tokën. Kishin kërkuar për rrugë dytësore ose nënkalime, por asnjëra dhe as tjetra nuk u bënë.

Në këto kushte ata hoqën barrierat metalike që bllokonin daljet në rrugën kryesore.

Fatmirësisht deri tani nuk kanë ndodhur aksidente, por kjo nuk e përjashton aspak rrezikun në të ardhmen!  Fermerët dalin direkt në mjetet e tyre nga tokat në rrugë, siç është në rastin konkret edhe kjo karrocë, kalimi i të cilës shoqërohet me polemika mes karrocierit dhe drejtuesve të mjeteve.

Më e pakta që mund të bëhet, por mjaft e domozdoshme, është që të rishikohet edhe njëherë sinjalistika rrugore në këtë segment.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit