24 mijë paund dhe je në Londër, zbulohet rrjeti shqiptar

24 mijë paund dhe je në Londër,…

Një investigim i Sky News ka zbuluar një skemë të sofistikuar të kontrabandës së emigrantëve drejt Britanisë, ku sipas raportimit, një kontrabandist shqiptar organizon hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar kundrejt një pagese prej 24 mijë paundësh.

Sipas hetimit, emigrantët pajisen me pasaporta të falsifikuara ose dokumente identiteti të personave që u ngjajnë fizikisht dhe transportohen në sediljen e pasagjerit të automjeteve luksoze, përfshirë Range Rover, për të kaluar kontrollet në Tunelin e La Manshit.

Një ish-zyrtar i Forcës Kufitare britanike pranon se fluksi i madh i udhëtarëve dhe mungesa e personelit mund të krijojnë presion mbi punonjësit, duke rritur rrezikun që persona me dokumente të falsifikuara të kalojnë kontrollet. Ai shton se pas marrëveshjes mes Britanisë dhe Shqipërisë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, është vënë re një shtim i përpjekjeve për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara.

Hetimi zbulon edhe anën e errët të kësaj skeme. Shumë emigrantë, pasi mbërrijnë në Britani, përfundojnë nën kontrollin e grupeve kriminale për të shlyer borxhin e udhëtimit. Sipas Sky News, ata shpesh detyrohen të përfshihen në aktivitete të paligjshme, përfshirë kultivimin dhe shpërndarjen e dr*gës, ndërsa në shumë raste borxhi nuk mbaron kurrë.

Nga ana tjetër, Home Office mbron sistemin kufitar britanik, duke deklaruar se Tuneli i Kanalit ka kontrolle moderne dhe se hyrjet e paligjshme me automjete apo kamionë kanë rënë me 25% gjatë vitit të fundit, megjithëse pranon se raste të tilla ekzistojnë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit