24 vite punonjës, jep dorëheqjen roja historik i selisë së PD-së

24 vite punonjës, jep dorëheqjen roja historik…

Pas tensioneve dhe përplasjeve të forta brenda selisë së PD-së ka ardhur lëvizja e një prej rojeve më të vjetër të kësaj selie. Pas 24 vite si punonjës i godinës së demokratëve, Pëllumb Matraku ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ka një mesazh për të gjithë demokratët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matraku njofton dorëheqjen, ndërsa kërkon që demokratët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të mos u bëjnë qejfin të tjerëve

Matraku:

Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit