24-vjeçari e goditi se nuk i shërbeu të afërmit me Covid-19, ky është mjeku që u dhunua në Tiranë

24-vjeçari e goditi se nuk i shërbeu…

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 24-vjeçarit, i cili ra në pranga se kishte goditur një mjek.

Burime për media bëjnë me dije se mjeku që është dhunuar nga 24-vjeçari është Petrit Gjorgji, mjek infeksionist pranë urgjencës së Infektivit.

24-vjeçari me iniciale L.B., ka goditur mjekun, pasi i afërmi i tij ishte i shtruar me Covid tek Infektivi dhe pretendonte se nuk ka marrë kurimin e duhur nga mjeku në detyrë.

24-vjeçari është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali,” njoftoi policia.

Screenshot_7.png

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit