24-vjeçari në Librazhd dhunon gruan e tij, e ndihmoi edhe e ëma

24-vjeçari në Librazhd dhunon gruan e tij,…


Një rast dhune në familje ka ndodhur në fshatin Kuturman. Një 24 vjeçar u arrestua në flagrancë nga Policia e Librazhdit pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë edhe nëna e 24 vjeçarit dyshohet se ushtronte dhunë ndaj nuses së saj. Për 52 vjeçaren me inicialet L.A., nëna e të arrestuarit E.A, nisi procedimi në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kuturman, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit E. A.“, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit