24-vjeçarja bën sherr me burrin, hidhet nga ballkoni dhe ndërron jetë

24-vjeçarja bën sherr me burrin, hidhet nga…

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike është regjistruar në Durrës. Mësohet se një çift është përfshirë në sherr, ndërsa ka degraduar në momentin që gruaja është hedhur nga ballkoni dhe ka vdekur në vend. Pas ngjarjes policia ka arrestuar shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen Anisa Gjini 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit