24-vjeçarja e pastrehë akuzohet për vrasjen e 12-vjeçares/ Ia copëtoi trupin dhe ia futi në valixhe

24-vjeçarja e pastrehë akuzohet për vrasjen e…

Një grua e pastrehë është akuzuar për vrasjen, përdhunimin dhe torturimin e një vajze 12-vjeçare nga Parisi, e cila u gjet e futur brenda një valixhe me fytin e prerë dhe numrat 1 dhe 0 të ”gdhendur” në mënyrë të çuditshme në gjoks.

Dahbia B., 24 vjeç, me origjinë nga Algjeria, u padit sot për vrasjen e frikshme të Lola Daviet, 12 vjeç trupi i gjymtuar i së cilës u gjet me duart dhe këmbët e lidhura me shirit, raporton Mirror.

Video rrëqethëse e kamerave tregon vrasësen e dyshuar dhe Lolën pranë ndërtesës ku jetonte viktima me prindërit e saj, Delphine dhe Johan Daviet, të cilët e raportuan të zhdukur rreth orës 16:00 të premten.

Babai i të ndjerës i cili është roje në ndërtesën e tyre, vendosi të kontrollonte pamjet e kamerave në lagjen numër 19 të qytetit dhe vuri re që vajza e tij hyri në ndërtesë me një të huaj.

Në Facebook, Delphine mamaja e vajzës shkroi se Lola “u pa për herë të fundit në shoqërinë e një vajze që nuk e njohim, në rezidencën tonë”.

Në mënyrë tragjike, trupi i gjymtuar i vajzës u zbulua rreth orës 23:00 të së premtes nga një i pastrehë disa rrugica larg shtëpisë së familjes.

Ajo u gjet e lidhur dhe e lidhur me gojën brenda në valixhe me numrat 1 dhe 0 në gjoks.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se e dyshuara hyri i vetëm në ndërtesë dhe “doli jashtë, gjysmë ore më vonë me një valixhe të madhe, shumë të rëndë”.

Një person tha: “Ajo i kërkonte kujtdo që shihte ta ndihmonin ta mbante. Dukej pak e çmendur. Në një moment ajo la valixhen para një kafeneje, hynte e dilte, ne pyesnim se çfarë kishte brenda saj, por nuk do të kishim menduar kurrë se gjendej për një trup. Pastaj ajo shkoi në furrën e bukës përballë kafenesë për të blerë një briosh, ajo u kthye sikur nuk ishte asgjë, ajo dukej pak e pasigurt”.

Një burim tha se provat sugjerojnë se Lola ishte torturuar, përdhunuar, mbytur dhe therur në fyt në bodrumin e ndërtesës së saj, raporton Mirror.

Lola thuhet se vdiq nga asfiksia pas sulmit brutal, sipas një ekzaminimi pas vdekjes.

Gazeta lokale e lajmeve BFMTV raportoi se numrat ishin “vendosur” në trupin e saj, jo të vizatuar ose të gërvishtur në lëkurën e saj. Është e paqartë se çfarë nënkuptojnë numrat.

Lola është fotografuar në këtë filmim të kameravr ende e veshur me një pallto të bardhë dhe mban çantën e saj të shkollës

“E dyshuara besohet se vuan nga probleme serioze psikologjike. Ajo jetonte në rrugë, por kishte miq dhe familjarë në zonën e Parisit,” tha burimi.

Dahbia u arrestua të shtunën në shtëpinë e motrës së saj në periferinë veriore të Bois-Colombe, raportoi gazeta.

Sipas BFMTV, një burrë rreth të 40-ave u arrestua gjithashtu me dyshimin se ndihmoi vrasësen e dyshuar të mbante trupin e vajzës.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit