24-vjeçarja u diagnostikua me kancer, pasi nisi të gromësinte shumë

24-vjeçarja u diagnostikua me kancer, pasi nisi…

Një 24-vjeçare u diagnostikua kohët e fundit me kancer, pasi ajo anashkaloi simptomat e pazakonta të gromësirës së vazhdueshme.

Bailey McBreen, një infermiere, nga Florida, zbuloi se ajo kishte kancer të zorrës së trashë më fazën e 3-të në 2021, pasi filloi të gromiste 10 herë në ditë, diçka për të cilën fillimisht nuk kishte menduar asgjë.

Ajo vuajti nga simptoma jonormale të cilat më vonë përparuan në refluks acidi dhe ngërçe në stomak. Edhe pse kishte një mënyrë jetese aktive të shëndetshme, që përfshinte aktivitet në palestër disa ditë në javë, 24-vjeçarja e kapi shpejtë se diçka nuk po shkonte me të. 

Unë stërvitesha 5-6 herë në javë vazhdimisht për të paktën 14 muaj. Shenja e parë që diçka nuk ishte në rregull, megjithëse nuk e dija në atë kohë, ishte kur fillova të gromiste pa masë. Unë gromsija 5-10 herë në ditë. 

Kjo nuk ishte normale për mua. Në fakt kam gromësirë rrallë më parë dhe kjo është arsyeja pse vura re se sa e çuditshme ishte. Por sinqerisht nuk kam menduar shumë për këtë. Nuk kam menduar kurrë se mund të lidhet me një sëmundje kaq të tmerrshme”, tha ajo.

Pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent në janar, Bailey bëri kimioterapi deri në fund të gushtit. Ajo konfirmoi se gromësira filloi vitin e kaluar, por ajo injoroi simptomat bazë derisa ajo përparoi në refluks të dhimbshëm acid. 

Bejlit i kishte ikur papritur oreksi dhe nuk ishte në gjendje të shkonte në tualet për shkak të dhimbjeve torturuese. Si një infermiere me përvojë, ajo ndjeu një ‘obstruksion’ që po ndodhte brenda trupit të saj dhe zbuloi se ishte një tumor që po rritej në zorrën e trashë pas një skanimi CT.

Në një gjendje të plotë shoku, Bailey tha: “Kurrë në një milion vjet nuk kam menduar se ndonjë simptomë e paqartë që kam pasur ishte në fakt kanceri i zorrës së trashë në fazën e tretë.”

Është një kancer i rrallë për dikë të moshës së Bailey-t dhe prek vetëm dy në 100,000 në vit./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit