25 plagë në kokë e brinjë të thyera, shqiptarët dhunojnë një 23-vjeçar që do t’u vidhte “shtëpinë e barit”

25 plagë në kokë e brinjë të…

Anëtarët e një bande shqiptare kanë rrahur një të ri për vdekje pasi ai u përpoq që t’u vidhte “shtëpinë e barit.”

Shqiptarët goditën 23-vjeçarin Tomasz Waga me shkopinj bejsbolli dhe tulla. Sipas raportimeve viktima dhe tre persona të tjerë udhëtuan nga Londra për të vjedhur prodhimin e kanabisit. Por shqiptarët shkuan për të mbrojtur sasinë e kanabisit.

Pasi i kanë marrë celularin dhe paratë, shqiptarët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë lënë të vdekur. Për rastin, akuza rëndojnë mbi Gledis Mëhallën, Mihal Dhanën, Mario Qaton, Josif Nushin dhe Hysland Aliajn, por ata mohojnë që të kenë kryer vrasjen.

Sipas hetuesve, 23-vjeçari nuk ka vdekur si pasojë e dhunës në shtëpinë e barit, por pasi është futur në makinë. Sipas hetimeve, droga që ruanin shqiptarët kishte një vlerë 120 mijë paund.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit