25-vjeçarja e divorcuar që prostituon në Elbasan: Për fëmijët do bëja çdo gjë

25-vjeçarja e divorcuar që prostituon në Elbasan:…

Një grua 25-vjeçare nga Gramshi, e cila është e divorcuar, detyrohet të prostitutojë në rrugët e Elbasanit si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe sepse i duhet të rrisë dy fëmijët.

Në një rrëfim për ‘ABC news’ Rolanda tregon se të gjitha institucionet kombëtare dhe vendore kanë lënë në mëshirë të fatit dhe kjo e ka detyruar të dalë e të shesë trupin e maskuar për të fituar para.

“Në radhë të parë gjendja e rëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri. Fitoj 70-80 mijë lekë në natë. E pambështetur në jetë, e pasigurtë në rrugë.

Rolanda, shitjen e trupit e paragjykon dhe vetë.

“Edhe më kanë dhunuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqinj. Shumë, shumë e ofenduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë.

Ai nuk më jep prokurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një prokurë meqe burri s’ma jep te pakten”-rrëfeu 25 vjeçarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit